Jurgen Klopp ka një arsye qesharake para ndeshjes kundër Stoke Cityt

Jurgen Klopp ka një arsye qesharake para ndeshjes kundër Stoke Cityt

Stoke City dhe Liverpool do të përballën të mërkurën në kuadër të Premier Ligës Angleze.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë një arsye qesharake duke thënë se është i preokupuar për frymën që zakonisht ndodh në Stoke. Liverpool, që pati dy barazime rradhazi kundër Sevillës, përkatsisht Chelseat, janë duke tentuar që të i kthehen fitoreve, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, Stoke City janë pa fitore në tre ndeshjet e fundit, por kanë besim se do të nxjerrin pikë, pasi që kanë shënuar së paku një gol në shtatë ndeshjet e fundit.

Klopp, është i shqëtsuar për erën në stadiumin “Bet365 Stadium” të Stokes, në mbrëmjen e së mërkurës.

“Kur ishim herën e fundit në këtu, koha ishte e mirë, por tani do të jetë terr dhe me erë”- shtoi gjermani. Ai tha që do të jetë e vështirë, por Liverpool do të luftojë vetëm për fitore. /Periskopi

Shpërndaje në: