Schalke i ofron, objektivit të Barcelonës një kontratë masive

Schalke i ofron, objektivit të Barcelonës një kontratë masive

Sipas disa raporteve në Gjermani, Schalke ka ofruar një kontratë masive për mesfushorin, Leon Goretzka.

22 vjeçari është anëtar i Schalkes që prej vitit 2013, kur gjermani u transferua nga Bochum, por kontrata e tij me klubin gjerman pritet të përfundojë në verën e ardhshme, transmeton Periskopi.

Sipas disa spekulimeve të gazetave gjerman, Goretzka ka pranuar ofertën e Bayern Munchenit, si transfer i lirë, në vitin 2018, megjithkëtë, mesfushori i ka hedhur poshtë keto spekulime, duke insistuar se ai nuk ka asnjë marrëveshje me ndonjë klub tjetër.

Për Leon Goretzkan, që ka shënuar gjashtë gola për kombëtarën gjermane, janë të interesuara edhe shumë skuadra që ta marrin gjermanin në verën e ardhshme, si transfer i lirë. Skuadra si Manchester United, Manchester City, Tottenham, Arsenal, Liverpool, Juventus dhe Barcelona, raportohet se janë të interesuara për gjermanin.

Arsenali, thuhet se veç ka bërë marrëveshje me 22 vjeçarin.

 

Por, Schalke i ka ofruar gjermanit një kontratë masive, me një pagë rreth 13 milion euro në vit. Me këtë kontratë, Goretzka do të fitojë rreth 230 mijë euro në javë, që i bie të ketë pagë më të madhe se shumë lojtarë të klasit botëror. /Periskopi

 

Shpërndaje në: