Ylli i Real Madridit paraqitet në gjyq, i akuzuar për evazion fiskal

Ylli i Real Madridit paraqitet në gjyq, i akuzuar për evazion fiskal

Prokurorët spanjollë thanë që anësori i Real Madridit është paraqitur në gjyq me akuzën për evazion fiskal. 

Ata kanë akuzuar brazilianin, se nuk i ka paraqitur shumën prej afro 500 mijë eurosh, duke i përdorur kompanitë e jashtme për të ia mbuluar shpenzimet.

Mediat spanjolle raportojnë se braziliani tashmë ka bërë një marrëveshje me prokurorët, që të paguajë të gjitha paratë që nuk i ka paguar. Por, prokurorët nuk kanë dalur me një deklaratë zyrtare, transmeton Periskopi.

Marcelo, i cili iu bashkangjitë Real Madridit nga Fluminense në vitin 2007, është lojtari më i ri që akuzohet me këtë akuzë.

Më herët, Lionel Messi u shpall i fajshëm për evazion fiskal. Ai bashkë me babain e tij, i mashtruan autoritetet duke i mbuluar të ardhurat prej 4.1 milion eurove.

Cristiano Ronaldo, Ricardo Carvalho, Angel Di Maria, Javier Mascherano, Radamel Falcao dhe Fabio Coentrao janë disa lojtarë të tjerë që ishin të hetuar nga autoritetet spanjolle për të njejtën akuzë.

 

Po ashtu edhe ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ishte i hetuar. /Periskopi.

Shpërndaje në: