Tifozët e Manchester United, nuk mund të besojnë këtë që bëri Pogba (Video)

Tifozët e Manchester United, nuk mund të besojnë këtë që bëri Pogba (Video)

Manchester United fitoi kundër Watfordit me rezultat 4:2. Golat për djajtë e kuq i shënuan dy herë Ashley Young dhe nga një herë Martial dhe Lingard. 

Por, tifozët e Manchesterit u mahnitën me Pogban. Ai “e bëri horë” lojtarin e Watfordit, Richarlison. Francezi ia futi topin në mes të këmbëve, brazilianit.

Me këtë fitore Manchester United e ngushton epërsinë e Manchester Cityt të vendit të parë në pesë pikë. Por, skuadra e Guardiolës, City, nesër do ta zhvillojë ndeshjen kundër Southamptonit, në shtëpi.

Në ndeshjen e ardhshme United do të përballët në udhëtim kundër Arsenalit, që do të jetë derbi i javës, ndeshja do të zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 18:30. /Periskopi

Më posht mund ta ndiqni këtë video:

https://twitter.com/MUFCScoop/status/935613098483961862?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1205612-paul-pogba-embarrasses-richarlison-with-brilliant-skill-during-watford-v-man-utd

Shpërndaje në: