Lyejnë topat e futbollit me bojë, arsyeja do ju habisë
Skuadra boshnjake Zeljeznicar u detyrua të ndërmarrë një masë emergjente për të arritur standardet e Premier League në përballjen me skuadrën Sarajevo FC në ndeshjen e së dielës.
Në një moment nisi dëbora duke zbardhur tërësisht fushën. Zeljeznicar si skuadra pritëse sipas rregullores duhej të siguronte topa portokalli por ata nuk gjendeshin në magazinë
Në këtë mënyrë ata blenë spraj me ngjyrë për të ngjyrosur topat. Boja kushtoi 200 paund ndërsa ndeshja përfundoi 2-1 për skuadrën pritëse.




