Pardew konfirmohet trajner i kësaj skuadre të Premier Ligës

Pardew konfirmohet trajner i kësaj skuadre të Premier Ligës

West Bromwich Albion ka emëruar ish-menaxherin e Crystal Palace, Alan Pardew si kryetrajner për dy vjetët e ardhshme.

Crystal Palace, ka shkarkuar anglezin para 11 muajve, dhe që prej atëherë, Pardew ka mbetur pa punë, transmeton Periskopi.

Alan Pardew, ndeshjen debutuese do ta ketë kundër ish skuadrës se tij, Crystal Palace, që anglezi e menaxhoi për një vjet. Ata do të luajnë, me fillim prej orës 16:00.

West Bromwich Albion, pozicionohet në vendin e 16-të, dhe në dhjetë ndeshjet e fundit ka arketuar vetëm pesë pikë. /Periskopi 

Shpërndaje në: