Zidane lejon largimin e Asensios, ky është kushti

Zidane lejon largimin e Asensios, ky është kushti

Objektivi i Chelseat, Marco Asensio, mund të kalojë në skuadrën angleze, vetëm nëse Eden Hazard nënshkruan për Real Madridin.

21 vjeçari, Asensio, që nuk po gjenë vend në formacionin e parë te Real Madrid, që prej asaj përfomance të shkëlqyeshme kundër Barcelonës, ku spanjolli shënoi dy gola në dy ndeshje të zhvilluara, në kuadër të superkupës spanjolle, në gusht, transmeton Periskopi.

Chelsea ka shfaqur interesim për të, dhe Zidane ka thënë që ai mund të kalojë të londinezët vetëm nese Hazardi kalon te madrilienët, raporton gazeta spanjolle “Diario Gol”.

 

Për Asension kanë shfaqur interesim, edhe Manchester United. /Periskopi

Shpërndaje në: