Arsenal, Chelsea dhe Man City në ‘luftë’ për talentin e Ajaxit [video]

Arsenal, Chelsea dhe Man City në ‘luftë’ për talentin e Ajaxit [video]

Arsenal, Chelsea dhe Manchester City janë në kërkim të lojtarit të Ajaxit, Frenkie de Jong.

20 vjeçari, është një senzacion në ligën e Holandës, dhe ai ka asistuar gjashtë herë në dhjetë ndeshjet e zhvilluara në “Eredivise”. Arsenal dhe City ishin duke e kërkuar holandezin që prej shumë javëve më parë. Por tani, edhe Chelsea hyn në garë për mesfushorin, transmeton Periskopi.

Situata e Arsenalit është e qartë, ata do ta humbin Ozilin duke mos përfituar asgjë nga shtija e tij, pasi që do t’i përfundojë kontrata në verën e ardhshme, dhe kanë nevojë për një zëvendësim adekuat.

Ndërsa, Manchester City është duke kërkuar një zëvendësim për Fernandinhon. Braziliani do të mbushë 33 vjet në maj, dhe duket se vitet e tij të skuadra e Guardiolës kanë mbaruar.

De Jong, do t’i ndihmonte mesfushës së Chelseat, ku do të luajë bashkë me N’Golo Kanten dhe përpara Danny Drinkwater, duke e përforcuar skuadrën londineze.

Ish lojtari i Willem II, ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2019. /Periskopi 

Më poshtë mund të ndiqni përfomancat e tij më të mira:

https://www.youtube.com/watch?v=osX8ww6d5wQ

Shpërndaje në: