Manchester Unitedi ka një ofertë të re për yllin e Real Madridit, që do t’i pëlqente madrilenëve

Manchester Unitedi ka një ofertë të re për yllin e Real Madridit, që do t’i pëlqente madrilenëve

Manchester United me në fund janë të gatshëm të ofrojnë portierin e shumë kërkuar nga Real Madrid, David De Gea.

Këtë ofertë “Djajtë e Kuq” e bëjnë në mënyrë që ta marrin Gareth Bale, në marrëveshje, raportojnë mediat spanjolle.

Bale te Manchester United është refuzuar vazhdimisht nga “Los Blancos”, pasi që ata nuk e konsideronin uellsianin në shitje, raporton mediumi britanik “Express.co.uk”, transmeton Periskopi.

Uellsiani ka gjetur vetën më shumë jashtë fushës se brenda fushës, pasiqë lendimet duket se po i shkatërrojnë karrierin atij, në “Santiago Bernabeu”. Shihet se, Real Madrid dëshiron ta largon sulmuesin, duke kërkuar shërbimet e Neymarit, që shihet si e ardhmja e madrilenëve.

 

Dhe sipas gazetës spanjolle, “Don Balon”, Manchester United nuk janë të gatshëm ta shesin De Gean, nëse në ofertë nuk hynë, Gareth Bale. Interesimi i Manchsterit për të ishte prej kohës së Fergusonit, kur uellsiani ishte pjesë e të rinjve të Southampton, por ai iu bashkangjitë Tottenhamit.

 

“Nuk ishte Bale, ai që na refuzoi, ishte Southampton, që pas disa javësh e shiti uellsianin te Tottenham”

“Don Balon”, tha që çmimi i Bale sillet rreth 80 milion euro, dhe shkëmbimi i tij me David De Gean do të ishte e kënaqshme për të dy skuadrat. /Periskopi

Shpërndaje në: