Presidentja e UFC-së paralajmëron diqka shumë të madhe në lidhje me Connor McGregor
Dana White, presidentja e UFC-së pranon se Connor McGregor mund të mos ndeshet më asnjëherë.
Connor McGregor, u ndesh me Floyd Mayweather në gusht të këtij viti. Ai humbi por raportohet se fitoi një shumë prej 100 milionë eurosh. Irlandezi konfirmoi se do të kthehet me 30 dhjetor të këtij viti, raporton “Metro.co.uk”, përcjell Periskopi.
Por tash konfirmohet që McGregor nuk do të ndeshet këtë vit, dhe Dana White shihej e pa sigurt kur u pyet në lidhje me të ardhmën e irlandezit. “Dëgjoni, Connor mund të mos ndeshet më kurrë”- tha Presidentja e UFC-së, Dana White për “Yahoo Sports”

LAS VEGAS, NV – AUGUST 20: (L-R) Conor McGregor of Ireland knocks down Nate Diaz in their welterweight bout during the UFC 202 event at T-Mobile Arena on August 20, 2016 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Jeff Bottari/Zuffa LLC/Zuffa LLC via Getty Images)
“Provoni të zgjoheni me 100 milion euro në bankë dhe të goditeni në fytyrë çdo ditë”

29 vjeçari është më i paguari në UFC, dhe fitoi afërsisht tre milion euro në dy ndeshjet e fundit. Ndërsa, ai në ndeshjen kundër Mayweaher fitoi më shumë para se që fitoi në të gjithë karrierën në UFC. /Periskopi



