Falë golit të Rudiger Chelsea shijon fitoren e radhës
Chelsea ka vazhduar me formën e mirë në Premier Ligë.
Blutë nga Londra morën pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Swanseas në kuadër të xhiros së 14 në Premier Ligë.
Në pjesën e parë asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, por në pjesën e dytë një gjë të tillë e arriti Chelsea.
Ishte mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger që çoi topin në rrjetën e kundërshtarit kur po zhvillohej minuta e 55.
Pas kësaj fitore Chelsea mban vendin e tretë me 29 pikë, përderisa Swansea në vendin e parafundit ka vetëm 9 pikë.



