Kim Karadashian apo Beyonce, ja cila duket më mirë e zhveshur (Foto)
Kim Kardashian është akuzuar se po e kopjon Beyoncen, me fotografinë të cilën ajo e kishte shkrepur në vitin 2013-të, shkruan DailyMail.
Por kjo nuk e ka ndaluar 37 vjeçaren, divën televizive për të nxjerrë edhe më shumë fotografi nudo përderisa ajo shihej e lyer me xixa të cilat po i bënë për të promovuar hijezueset dhe xixat e saj të reja KKW Beauty Ulralight Beams.
Fotografitë e postuara në internet shfaqin prapaskenat e xhirimit, ku ylli ishte zhveshur deri në bel.
Në kaptinat e saj, znj. Kanye West nuk është se tregoi që ajo kishte bërë lëvizje kopjuese por se të gjithë setin e saj mund ta blini për 160 dollarë.
Shkaku që Kim po e shet kozmetikën e saj në mënyrë direkte, pra jo nëpërmes distributorëve, tregon se ajo do të bëjë edhe më shumë para.
Të mërkurën u shfaqën foto sesionet e reja të Kim Karadashian, të cilat ishin kopje e një foto sesioni të këngëtares Beyonce, që i kishte bërë katër vite më parë.
Kim ishte e tëra e zhveshur dhe e lyer me xixa ngjyrë ari nëpër gjithë trupin, përderisa ajo pozonte prapa një hapësire me sipërfaqe ngjyrë argjendi.
Fytyra e saj ishte e tëra e pastër dhe sytë e asaj ishin të lyer me hijezues me xixa, ndërsa flokët i kishte të lidhura nga pas.
E në foton e publikuar nga Beyonce, ajo shihet e tëra a mbuluar nga xixat me shkëlqim, përderisa edhe ajo po pozonte e zhveshur prapa një hapësire ngjyrë argjendi.
Me aq sa duket Kim është inspiruar nga Beyonce!
Është interesante ta shohim se si Kimi po e kopjon Beyoncen, pasi këto të dyja nuk është se janë shoqe edhe aq të mira.
Kur Kim kishte nisur të kalonte me Kanye West, ajo kishte përzier me Bey si edhe me Kanye dhe Jay Z të cilët ishin shokë të ngushtë.
Por në një farë pike, Kanye dhe Jay nuk është se po kalojnë shumë kohë së bashku.
Edhe nëse ndodhë se Kim e ka kopjuar Beyoncen , kjo nuk do të ketë aspak ndikim në shitjen e produkteve KKW.









