Goli i Rooneyt i bashkohet listës së golave prej gjysmës së fushës (Video)

Goli i Rooneyt i bashkohet listës së golave prej gjysmës së fushës (Video)

Wayne Rooney ka shënuar një gol mjaft të bukur prej gjysmës së fushës kundër West Ham. 

Goli i tij hyri në golat e historisë së Premier Ligës, pasiqë i bashkohet golave që janë shënuar prej gjysmës së fushës. Paul Robinson, Tim Howard, Charlie Adam, Maynor Figueroa, Xabi Alonso, David Beckham dhe tash për të dytën herë hynë, Wayne Rooney në këtë listë, transmeton Periskopi.

Në vazhdim mund t’i gjeni këto gola mjaft të bukur:

Wayne Rooney, në ndeshjen e Everton kundër West Ham.

https://www.youtube.com/watch?v=CCwK33bielg

Charlie Adam, në ndeshjen e Stoke kundër Chelseat.

David Beckham, në ndeshjen e Manchester United kundër Wimbledon, ishte viti 1996.

Xabi Alonso, në ndeshjen e Liverpoolit kundër Newcastle.

Maynor Figueroa, Stoke City- Wigan Athletic.

Wayne Rooney përsëri kundër West Ham, por atëherë në fanellën e Manchester Unitedit.

Dhe portjeri, Tim Howard, shënoi këtë gol kundër Boltonit prej portës së tij. /Periskopi

https://www.youtube.com/watch?v=TLFpWA0O41Q

Shpërndaje në: