Mesfushori i Liverpoolit shumë pranë kalimit te Juventus

Mesfushori i Liverpoolit shumë pranë kalimit te Juventus

Mesfushori i Liverpool Emre Can ka gjasa që të transferohet tek gjiganti italian, Juventus.

 

Ka shumë spekulime rreth të ardhmës së Emre Can, kontrata e tij mbaron gjatë verës kurse skuadra italiane, Juventus mendohet se do të bëjë një ofertë bombastike për mesfushorin e Liverpoolit.

Legjenda e kombëtarës gjermane, Bierhoff, tani zyrtar te kjo kombëtare, tha se mundësitë që Can të kalojë te kampionët e Italisë, janë të medha, raporton “TalkSport”, transmeton Periskopi.
Juventus është në kërkim të Leon Goretzkas, por sipas Bierhoff, shancat e gjermanit të kaloj te Juventus janë minimale. /Periskopi

Shpërndaje në: