Mediat evropiane sot: Man United kërkon yllin e Barcelonës, Real Madrid me portier të ri?

Mediat evropiane sot: Man United kërkon yllin e Barcelonës, Real Madrid me portier të ri?

Manchester United kërkon Sergio Roberton, ndërsa Real Madrid ka bërë një ofertë prej 20 milion eurove për portjerin e Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.

Për Sergio Roberton në luftë me Manchester United është edhe Manchester City, sipas disa raportimeve në Spanjë, ata janë takuar me agjentin e katalunasit, që ta transferojnë atë në afatin e janarit. “El Mundo Deportivo” ka thënë se agjenti Josep Maria Orobitg është në Manchester deri të premten dhe do të takohet me zyrtarët e skuadrave nga Premier Liga, transmeton Periskopi.

 

Manchester United po ashtu kërkon mbrojtësin e Benficas, Alex Grimaldo dhe “Djajtë e Kuq” do të përballen me Napolin për shërbimet e tij.

Arsene Wenger ka pëlqyer turkun, Yusuf Yazici. Francezi është takuar me 20 vjeçarin dhe pritet kalimi i tij në Londër. (Turkish-Football)

Dhe të tjera:

Real Madridi ka bërë një ofertë për David Luiz që ta huazoj brazilianin në janar. (Le 10 Sport)

Arsenalit dhe Evertonit nuk i janë dhënë ndonjë shpresë nga Milani për sulmuesin e “rossonerëve”, Andre Silva në janar. (Calciomercato)

Inter do ti ofrojë Mauro Icardit një ofertë të re, pasiqë deshiron të largojë Real Madridin dhe Bayern Muncheni nga argjentinasi. (Gazetta dello Sport)

Real Madrid ka ofruar 20 milion euro për portjerin e Athletico Bilbaos, Kepa Arrizabalaga (Marca)

Interi kërkon 50 milion euro për synimin e Barcelonës dhe Manchester Cityt, mbrojtësin sllovak Milan Skriniar (SMK.SE) /Periskopi

 

Shpërndaje në: