Akuzat ndaj Trumpit për sjellje të keqe seksuale

Akuzat ndaj Trumpit për sjellje të keqe seksuale

Një listë e madhe njerëzish të fuqishëm, përfshirë Kevin Spaceyn dhe Harvey Weinsteinin, e kanë pësuar rëndë nga akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale, por megjithatë më i fuqishmi prej tyre, presidenti i Amerikës, ende nuk ka pasur asnjë pasojë.

Sipas Trumpit, 20 gratë të cilat e kanë akuzuar atë, po gënjejnë. Madje, ai ka thënë se disa prej tyre nuk ishin aq tërheqëse për të. Kjo është lista e grave që e kanë akuzuar deri tash.

Jessica Leeds: “Ai ishte si një oktopod… duart e tij ishin gjithkund.” | Ajo pretendon që Trumpi e kishte ngacmuar duke ia kapur gjoksin dhe duke i futur duart e tij nën maicë. Burimi: New York Times

Ivana Trump: “I referohem kësaj si ‘dhunim’, por nuk dua që fjalët e mia të interpretohen në një kuptim kriminal.”

Gruaja e parë e Trumpit e përdori fjalën “dhunë” për të përshkruar incidentin që ndodhi mes tyre. Pasi ishte arritur një marrëveshje financiare për divorcin mes tyre, dhe pasiqë akuzat për dhunim ishin bërë publike në librin e saj më 1993, Ivana e kishte zbutur tonin. Kjo marrëveshje ia ndalonte asaj të fliste për martesën e saj me Trumpin, pa lejen e tij. Burimi: “Lost Tycoon: The Many Lives of Donald J Trump”

Jill Harth: “Ai më shtyu ndanë murit, dhe m’i vuri duart duke provuar që të më hiqte fustanin.”

Ish partnerja e biznesit, Harth, ka thënë që Trump e ka puthur me forcë dhe i ka kapur gjoksin e më pas edhe gjenitalet, në atë që e ka quajtur më 1997 si “tentim-dhunim”. Burimi: The Guardian

Kristen Anderson: “Më ka prekur vagjinën përmes të brendshmeve të mia.”

Lisa Boyne: “Trumpi e vuri kokën e tij poshtë fustanit të tyre.”

Boyne e ka akuzuar Trumpin se ai kishte ngulmuar që modelet të ecnin rreth tavolinës dhe ai t’iu shihte fustanet, që të komentonte pastaj nëse kishin veshur ose jo të brendshme. Burimi: The Huffington Post

Cathy Heller: “Ai më mori për dore, dhe më kapi, pastaj m’u gjuajt në buzë.”

Heller ka akuzuar Trumpin se me forcë e kishte puthur në buzë në publik. Burimi: The Guardian

Temple Taggart: “Ai më puthi direkt në buzë.”

Ish Miss Utah akuzon Trumpin se e ka puthur me forcë në buzë në dy raste të ndryshme, përfshirë edhe herën e parë që e ka takuar. Burimi: The New York Times

Mariah Billado: “Mbaj mend që e kam veshur fustanin menjëherë sepse isha e tronditur dhe thashë me vete, “Oh zot, është një burrë këtu.”

Ish Miss Vermonti dhe të tjera akuzuese anonime e kanë akuzuar Trumpin se kishte ecur në dhomën e zveshjes pa paralajmëruar ndërsa tinejxheret e bukura prej 15 deri në 19 vjeç ishin të zhveshura.

Karen Virginia: “E pastaj, duart e tij e prakën anën e djathtë të gjoksit tim. Isha e tronditur.”

Virginia pretendon se Trump i ka kapur dorën dhe i ka prekur gjoksin. Burimi: Gloria Allred press event

Bridget Sullivan: “Në kohën sa ecte në zhveshtore ne ishim në shok. Të gjitha ishim të zhveshura.”

Ish Miss New Hampshire akuzon Trumpin se ecte në zhveshtore pa paralajmërim ndërsa garueset ishin të zhveshura. Burimi: BuzzFeed

Tasha Dixon: “Në takimin tonë të parë me të, ne ishim në provat e fustanëve, gjysëm të zhveshura duke i ndërruar bikinet.”

Ish Miss Arizona e ka akuzuar Trumpin që i ka hyrë në dhomën e zhveshjes ndërsa garueset ishin gjysëm të zhveshura. Burimi: CBS News

Melinda McGillivray: “Krejt papritur, e ndjeva një kapje, një shtyrje.”

McGillivray pretendon që Trumpi i kishte kapur prapanicën mes një grupi njerëzish. Burimi: Palm Beach Post

Jennifer Murphy: “Po mendoja “Oh, ai do të më përqafojë”, por ai më afroi fytyrën dhe më tha një puthje.”

Ish garuesja pretendon që Trumpi e kishte puthur me zor pas një interviste pune.

Njësoj pretendon edhe Rachel Crooks.

Natasha Stoynoff: “U ktheva në anën tjetër, dhe brenda pak sekondash ai po më shtyente drejt murit dhe po më fuste gjuhën në fytin tim.”

Pretendime të ngjashme kanë edhe Ninni Laaksonen, Jessica Drake, Samantha Holvey, Summer Zervos, Cassandra Searles

Përktheu nga Guardian: Periskopi

Shpërndaje në: