Ndeshjet më të rëndësishme të fundjavës në Evropë
Kryendeshja e kësaj jave në Evropë zhvillohet në Premier Ligë. Arsenal do ta pres Manchester Unitedin në “Emirates”, që zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 18:30.
Ndërsa sonte zhvillohet ndeshja më interesante e Series A, ku do të ballafoqohen, Napoli kundër Juventusit. “Bianconerët” udhëtojnë pa Mandzukicin dhe Howedesin të lënduar, ndërsa Higuain pritet të fillojë nga stoli, transmeton Periskopi.

Në Premier Ligën angleze do të kemi përballje interesante, kryendeshja Arsenal- Manchester United zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 18:30. Londinezëve do ti mungojë sulmuesi kryesor, Lacazette dhe ende nuk është kthyer nga lëndimi spanjolli, Santi Cazorla, në dyshim është Walcott, pasi që është i sëmurë me grip. Te “Djajtë e Kuq”, do të mungojë mbrojtësi, Phil Jones, ndërsa në dyshim janë Nemanja Matic dhe Eric Bailly.
Ndeshjet e tjera të rëndësishme të Premier Ligës janë edhe këto: E shtune; (13:30) Chelsea- Newcastle, (16:00) Brighton- Liverpool dhe Watford- Tottenham. Ndërsa të dielën Manchester City do të ketë punë të lehtë në shtëpi ku do ta pres West Hamin me fillim prej orës 17:00.
Në La Ligën spanjolle zhvillohet xhiroja e 14-të, Barcelona do të ketë punë të lehta, pasiqë do ta pres Celta Vigon, të shtunën me fillim prej orës 13:00. Valencia që është në pozitën e dytë do ti shkojë Getafes në Madrid. Atletico Madrid do ta pres Real Sociedadin të shtunën me fillim prej orës 16:15. Ndërsa, Real Madrid do të ketë punë mjaft të vështirë, pasiqë do të udhëton në regjionin baskë për tu përballur me Athletico Bilbaon, të shtunë me fillim prej orës 20:45.

Në Serien A të Italisë, perpos ndeshjes Napoli-Juve, do të kemi edhe këto ndeshje kryesore: të premtën: Roma- Spal (18:00), ndërsa të dielën: Benevento- Ac Milan prej orës 12:30. Ndërsa Inter do ta pres Chievon të dielën me fillim prej orës 15:00. /Periskopi



