Hidhet shorti për Kupën e Botës, këto janë grupet
Sot është hedhur shorti për Kupën e Botës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi.
Shqiptarët e Zvicrës do të kenë punë mjaft të vështirë pasi që janë në grup me Brazilin dhe Serbinë. Grupi i vdekjes është grupi D ku bëjnë pjesë Argjentina, Kroacia, Islanda dhe Nigeria.
Këto janë grupet:
Grupi A: Rusia, Uruguaji, Egjipti, Arabia Saudite.
Grupi B: Portugalia, Spanja, Irani, Maroko.
Grupi C: Franca, Peruja, Denimarka, Australia.
Grupi D: Argjentina, Kroacia, Islanda, Nigeria.
Grupi E: Brazili, Zvicra, Kosta Rika, Serbia.
Grupi F: Gjermania, Meksika, Suedia, Korea e Jugut.
Grupi G: Belgjika, Anglia, Tunizia, Panamaja.
Grupi H: Polonia, Kolumbia, Senegali, Japonia. /Periskopi



