Xhaka dhe Shaqiri përballë Serbisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”
Kombëtarja e Zvicrës përveç Brazilit me të cilin do të ndeshet në grup, për kundërshtar do ta ketë edhe Kombëtaren e Serbisë.
Në shortin që porsa u hodh për fazën e grupeve, Zvicra ku luajnë futbollistët me prejardhje shqiptare si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi do të përballen me Serbinë.
Përveç Serbisë, në grup janë edhe Brazili e Kosta Rika. /Periskopi



