Cilat kombëtare pritet të bëjnë befasi në Kupën e Botës
Këto minuta është hedhur shorti për Kupën e Botës “Rusia 2018”. Pjesëmarrës ishte edhe presidenti rus Vladimir Putin, për të cilin spekulohej se kishte vdekur.
Pjesëmarrës do të jetë edhe një prej kombëtareve më simpatike, që ka shkaktuar një ndër befasitë më të mëdha në Kupën e botës, Senegali.
Një ndër këto kombëtare është padyshim Kroacia. Ajo ka një gjeneratë mjaft të mirë, dhe tashmë ka arritur të bëj një befasi në Kupën e Botës “Francë 1998”, me lojtarë si Davor Shuker, Jarni, etj. Modriq ka një formë mjaft të mirë. Formë të mirë ka edhe Ivan Rakitiq, që luan te Barcelona. Ky grup ka kohë që luan së bashku, dhe në grup është shortuar me Argjentinën, Islandën dhe Nigerinë.
Një tjetër kombëtare që mund të bëj befasi është edhe Korea e Jugut, që ka lojtarë mjaft të mirë. Më i spikaturi padyshim është ylli i Spurs, H.M.Son.
Befasi mund të jetë edhe Sërbia, e cila tashmë ka bërë një grup mjaft të mirë lojtarësh. Ata do të udhëhiqen nga dyshja Kolarov e Ivanovic. Por, tashmë e kanë edhe yllin e Lazios Sergey Milinkovic Savic.
Dhe e fundit është Kolumbia. Ajo ka luajtur mjaft mirë edhe në Kupën e Botës që u mbajt në Brazil në vitin 2014. Dhe pritet të udhëhiqet nga ylli i Real Madridit i huazuar në Bayern, James Rodriguez. Por, tashmë e kanë edhe Davinson Sanchezin e Tottenhamit që po luan në Tottenham dhe për të cilin parashihet një e ardhme shumë e mirë. Ndërkohë në sulm kanë edhe lojtarë si Bacca dhe Falcao.



