Ky është dueli më i fortë i grupeve në Kampionatin Botëror në Rusi
Sot në Moskë është hedhur shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Ndeshja më interesante në këtë fazë pritet të jetë ajo në mes të Spanjës dhe Portugalisë, që zhvillohet në kuadër të grupit B, transmeton Periskopi.
Spanja është një herë fituese e këtij kompeticioni, pas triumfit në Arikën e Jugut, në vitin 2010.
Ndërsa Portugalia në këtë kompeticion vie pasi mposhtën Francën, në finalen e Parisit, të Kampionatit Evropian.
Ndeshje tjera interesante janë duelet Argjentinë – Kroaci, që garojnë në grupin D dhe përballja e grupit G, Belgjikë – Angli.
Ceremonia hapëse do të zhvillohet me 14 qershor, kur do të ndeshen nikoqiri Rusia dhe Arabia Saudite. /Periskopi



