Cilat kombëtare favorizohen nga kompanitë e basteve?
Është hedhur shorti për Kupën e Botës në futboll, ndërsa kompanitë e basteve menjëherë kanë bërë të ditur kuotat se kush ka mundësitë më të mëdha që të fitojë.
Brazili dhe Gjermania kanë mundësitë më të mëdha që të fitojnë, bastoret ja kanë dhënë kuotën 6.00. Pas Brazilit dhe Gjermanisë është Franca me kuotën 7.00, ndërsa Spanja është e katërta me kuotën 9.00, transmeton Periskopi.
Argjentina e Leo Messit është radhitur në vendin e pestë me kuotën 10.00. Zvicra, e ka kuotën 81.00. Anglia me kuotën 17.00, radhitet pas Belgjikës që ka kuotën 13.50.
Dy kombëtarët më kuotën më të lartë për të fituar janë Panamaja dhe Arabia Saudite me kuotën 1001.00. /Periskopi



