Befasia e grupit H, ja çfarë kanë të përbashkët të gjitha kombëtarët

Befasia e grupit H, ja çfarë kanë të përbashkët të gjitha kombëtarët

Shorti i hedhur në Rusi ku edhe do të mbahet Botërori vitin e ardhshëm, ka caktuar super sfida, si Spanjë-Portugali, Zvicër-Brazil, Argjentinë-Kroaci, Angli-Belgjikë e shumë të tjera.

Për Botërorin e Rusisë, janë caktuar grupe interesante, me shumë kampion bote. Grupi, A, B, C, D, E, F dhe G, në të gjitha gjendet së paku një Kombëtare që e ka fituar këtë titull.

Por, vetëm në Grupin H nuk gjendet asnjë skuadër që e ka fituar ndonjëherë Kupën e Botës. Në këtë grup janë, Polonia, Kolumbia, Japonia dhe Senegali.

Shpërndaje në: