Napoli – Juventus, formacionet zyrtare
Napoli dhe Juventusi do të përballen në ‘Sao Paolo’ në një ndeshje që vlen shumë për të dy skuadrat.
Napoli që është lider në Serie A do të kërkojë ta mbajë ritmin pa humbje, ndërsa në anën tjetër Juventusi kërkon ta zvogëlojë epërsinë prej katër pikësh.
Në anën tjetër Juventusi ka befasuar, pasi nga minuta e parë ka startuar me Gonzalo Higuainin.
Ai do të mbështet nga Paolo Dybala dhe Duglas Costa.
Të dy trajnerët kanë thënë se kjo sfidë do të jetë e rëndësishme me taktikat e tyre që do të mundohen t’ia bëjë të vështirë njëri tjetrit.
Të gjitha biletat për këtë sfidë janë shitur, kur pritet një atmosferë e zjarrtë.
Napoli: Reina, Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui, Allan, Jorginho, Hamsik, Callejon, Mertens, Inisgne.
Juventus: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; Dybala, Douglas Costa; Higuain.



