Skuadra e Kroacisë vlen 300 milionë euro më shumë sesa e Kosovës
Por, a dini se sa është dallimi në vlerë mes dy skuadrave në fjalë.
Kroacia aktualisht përbrenda vetës ka futbollistë të klasit botëror si Luka Modric, Ivan Rakitic, Mario Mandzukic apo edhe Ivan Perisic.
Vlera e futbollistëve që Kroacia i grumbulloi në ndeshjen e kaluar në eliminatore kap shifrën e plot 325 milionë eurove.
Ndërsa, në të ftuarit e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen ndaj Finlandës përbënin të gjithë së bashku një çmim dukshëm më të vogël, 20 milionë euro.
Kosova mori një pikë historike ndaj Finlandës si mysafire në ndeshjen e parë e cila përfundoi 1:1, ndërsa edhe Kroacia nuk arriti më shumë se një barazim prej 1:1 ndaj Turqisë. /Periskopi.com



