Pogba: Jam fans i Arsenalit (Video)
Pogba ka zbuluar se në të kaluarën ka qenë fans i Arsenalit dhe ka shikuar shumë ndeshje të “Topçinjve”.
Para ndeshjes me Arsenalin Paul Pogba ka trazuar pak tifozët e Manchester United.
Ylli i “Djajve të Kuq” e ka pranuar se në të kaluarën ka shikuar shumë ndeshje të Arsenalit dhe ka qenë një fans i “Topçinjve”, kjo edhe për shkak të lojtarëve francez që kanë luajtur ndër vite në atë skuadër.
“Në Francë, ata ishin klub i madh – ata kanë pasur shumë lojtar francezë”, tha Pogba për “Football Focus” para ndeshjes me “Topçinjtë në stadiumin Emirates.
“Kam qenë fans i Arsenalit, i Thierry Henry, e kam shikuar atë. Kam qenë fans, por jo i çmendur, megjithatë kam shikuar shumë ndeshje të Arsenalit. Ata gjithmonë kanë qenë klub i mirë”, shtoi Pogba.
https://www.facebook.com/BBCSport/videos/10156287554620982/



