Skifterat e ‘kallin’ Gjilanin, shikoni atmosferen e jashtëzakonshme para ndeshjes (Video)

Skifterat e ‘kallin’ Gjilanin, shikoni atmosferen e jashtëzakonshme para ndeshjes (Video)

Është afruar ndeshja derbi mes Gjilanit dhe Dritës që do të luhet të dielën me fillim nga ora 13:00.

Si gjithnjë dy tifozëritë si ‘Skifterat’ e Gjilanit ashtu edhe ‘Intelektualët’ e Dritës po mbajnë tubime para ndeshjeve derbi.

Tifozët e Gjilanit, ‘Skifterat’ kanë mbushur tribunën e vogël në mbledhjen para ndeshjes me Dritën duke dhuruar spektakël.

 

Qindra tifozë ishin mbledhur në shkallët e stadiumit për ta bërë një organizim sa më të mirë për derbi.

E natyrisht kur mblidhen tifozët nuk mungon edhe spektakli, pasi tifozët e Gjilanit me këngë e mjete piroteknike kanë dridhur qytetin e tyre.

Mbetet të shihet ditën e diel se çfarë atmosfere do të na dhurojnë dy tifozëritë, ‘Skifterat’ si vendas dhe ‘Intelektualët’ që janë në këtë sfidë si mysafirë.

https://www.facebook.com/Skifterat/videos/1473723716008156/

Shpërndaje në: