Zyrtare: Barcelona me mungesë të madhe në ‘El Clasico’, lojtari mungon 14 javë
Dita e Barcelonës të shtunën shkoj prej të keqës e deri te më e keqja, pas barazimit që pati kundër Celta Vigos në shtëpi, asaj u lëndua edhe Samuel Umtiti.
Liderët e La Ligës nuk mundën të gjejnë fitorën ndaj një Celta Vigos mjaft të vendosur për pikë në Camp Nou, golat për katalunasit i shënuan Messi dhe Suarez. Por lajm më i keq që mori Barcelona ishe lendimi i mbrojtësit më të mirë të saj, francezit Samuel Umtitit, raporton “Caughtoffside”, transmeton Periskopi.
Sipas disa raporteve, francezi mund të mungoj 2 muaj.

Barcelona janë mjaft të kufizuar në pozitën e qëndër-mbrojtësin, me një lojtar që lëndohet shpesh si Thomas Vermaleen, dhe me një 33-vjeçar si Javier Mascherano qe dita e ditës po shihet se po e humbë ritmin e dikurshëm. Ndërsa, Gerard Pique nuk është edhe aq i sigurt në mbrojtje.
Pra, Barcelona duhet të blej një mbrojtës që në fillim të afatit të janarit, ajo është në bisedime me Yari Minan, që pritet të zyrtarizohet kalimin te blaugranat, nëse jo në janar, ai do të vijë në afatin e verës. /Periskopi



