Afërdita Dreshaj nuk i ndahet të dashurit të saj, ja çka bën tash (Foto)
Afërdita Dreshaj është një nga këngëtaret më të komentuara në mediat rozë.
Ndarja e saj nga Shpat Kasapi e me pas aferat, e kanë bërë atë të jetë në krye të titujve. Por së fundmi ajo duket e qetë pranë të dashurit të saj çek, shkruan Indeksonline
Afërdita përmes rrjetit të saj social Instagram ka treguar që vikendin e ka nisur pranë të dashurit, më të cilin janë që disa vite në lidhje. Ajo madje e ka fotografuar edhe atë. Siç duket lidhja e tyre është stabile.
Në anën tjetër edhe Shpat Kasapi është rehatuar. Këngëtari është shprehur në një intervistë që ka gjetur dashurinë e tij dhe që është shumë i lumtur pranë saj.





