Vetura hyn në fushë, lojtarët nderpresin ndeshjen dhe ikin (Video)
Ndeshjet e futbollit shpesh ndërprehen nga shkaqe të shumta, në shumicën prej rasteve nga tifozët që shkelin rregullat duke u future brenda në fushë për të parë nga afër yjet e dashura të futbollit.
Megjithatë, në ligën e futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një ndeshje është ndërprerë për pak minuta nga një shkak i pazakontë: dikush u fut me veturë në fushë, bëri një xhiro pa u penguar nga askush dhe doli nga fusha ashtu siç hyri.
Ashtu siç shihet në videon më poshtë, vetura Volkswagen Beetle, hyri në fushë me shpejtëi në një ndeshje që u zhvillua dje. Vetura shihet duke dalë nga fusha, por nuk dihet nëse dikush do të japë përgjegjësi për këtë veprim.
Më poshtë videoja qesharake që ka nxitur shumë klikime e të qeshura.
https://twitter.com/FootballFunnys/status/936958146207211520



