Ndahen çifti Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi?
Kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të këtij viti që po lëmë pas e megjithatë lidhjen dhe tyre nuk e konfirmuan kurrë.
E pa e konfirmuar ende, duket se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë shkuar drejt ndarjes.
Dyshimet i ka hedhur vetë Eni me postimet e saj të fundit në Instagram. Në njërin prej tyre ajo shfaqet paksa e mërzitur dhe shkruan:
“Tani jemi dy të huaj me kujtime të njëjta”.
“Cili është ndryshimi midis “Të pëlqej” dhe “Të dua”. Përgjigjur bukur nga Buddha: “Kur e pëlqen një lule, ti e këput. Por kur e do një lule, ti e ujit çdo ditë”. Kush e kupton këtë, kupton jetën…”, shkruhet në një postim tjetër të Enit.
Dyshja prej kohësh nuk janë parë më bashkë e kjo i shton edhe më shumë dyshimet për ndarje, megjithatë mbetet për t’u parë.





