Pas Patrisit, Tuna përfundimisht tregon nëse është ndarë me të (Foto)

Pas Patrisit, Tuna përfundimisht tregon nëse është ndarë me të (Foto)

Ka disa ditë që emrat e tyre janë bërë ndër më të përfolurit në mediet rozë.

E shkak për këtë doli të jetë një krizë në martesën e tyre.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Altuna Sejdi-Tuna dhe bashkëshortin e tij Patris Berisha.

Por, tashmë duket se çdo gjë është rregulluar mes tyre dhe çifti shihen së bashku të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Janë vetë Tuna e Patrisi të cilët përmes disa imazheve që kanë publikuar në rrjetet sociale kanë bërë me dije se ata janë së bashku si një familje e lumtur.

Fillimisht ishte Tuna ajo që në llogarinë e saj në Snapchat ka postuar një video ku në shtrat shihet Patrisi së bashku me Tianin.

Më pastaj edhe Patrisi në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me Tunën e Tianin e shihen shumë të lumtur.

“Lumturia”, kishte lënë mbishkrim Patrisi.

E natyrisht, fansat e tyre u shprehën të lumtur që i shohin së bashku.

“Shyqyr qe e postove kete foto familjare,se u mbyten “gojte e liga” tu perhap lajme t’rrejshme,te tipit “Jane nda” !!Te lumtur gjithemone qofshi”, “Qashty breee,Se fjalt e njerzve spo din mu ndal”, ishin vetëm disa nga komentet që i kanë bërë fansat.

 

Shpërndaje në: