Conor McGregor bën shaka me Holloway, por amerikani i kundërpërgjigjet menjëherë
Conor McGregor mund të jetë duke testuar reagimin e njerëzve për një revansh potencial me kampionin e UFC të peshës pupël Max Holloway, i cili mundi Jose Aldo-n në UFC 218 për të mbrojtur titullin.
McGregor, i cili aktualisht është kampioni i peshës së lehtë, dhe ish-mbreti i peshës pupël, ka ngacmuar Holloway në Twitter për “syzet e diellit” dhe nuk kaloi shumë kohë përpara se “Blessed” të kundërpërgjigjej duke e quajtur “The Notorious” kampionin e vitit 2015 pasi kurrë nuk e mbrojti titullin në peshën 145 pound.
I miss those sunglasses. pic.twitter.com/0fa7U9dM4Y
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) December 3, 2017
Pas mundi me KO Marcus Brimage në debutimin e tij në UFC, McGregor luftoi me një Holloway 21-vjeçar, duke e mundur me vendim unanim të gjyqtarëve.
Që prej asaj kohe, të dy kanë arritur suksese të mëdha me McGregor që është kthyer në një mega yll i sportit dhe Holloway, tashmë 26 vjeç, që ka 12 fitore radhazi në UFC dhe është rrugës për t’u bërë pesha pupël më e mirë e historisë.
Miss the sunglasses? I bet you also miss 2015 brother. Retired fighters love the past. pic.twitter.com/UWGnJG2KEe
— Max Holloway (@BlessedMMA) December 3, 2017



