Frikësohem se Wenger do të largohet

Frikësohem se Wenger do të largohet

Ish-mesfushori i ‘topçinjve’ beson se do të jetë e vështirë të zëvendësohet trajneri francez.

Ai kujton shembullin e Sir Alex Ferguson, i cili u largua në vitin 2013 nga skuadra e cila në atë vit u shpall kampion, por që sezoneve të fundit nuk ka treguar as lojën dhe as rezultatet e duhura.

“Arsene po përballet me shumë kritika në këtë kohë. Ai kritikohet për mënyrën e lojës dhe për shkak se nuk ka fituar shumë trofe”, deklaroi Gilberto.

“Por, nëse njerëzit e shohin punën që ai ka bërë për klubin, ajo ka qenë e mahnitshme. Shpresoj se njerëzit do ta kuptojnë se kur ai të largohet nga klubi, do të jetë shumë e vështirë për ta zëvendësuar atë”.

“Ju mund të merrni shembullin e Manchester United, ku nuk ishte lehtë të zëvendësohej Sir Alex Ferguson. Është e rëndësishme për Arsene dhe klubin që të fillojnë të përgatiten për ta zëvendësuar atë”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: