Juan Jesus ‘thumbon’ Griezmannin me një fotografi në Instagram
Juan Jesus iu përgjigj yllit francez pas eliminimit të skuadrës madrilene nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.
Juan Jesus ka publikuar një mesazh për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Mbrojtësi i Romës iu përgjigj yllit francez pas eliminimit të skuadrës madrilene nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.
Pas tërheqjes së shortit, Grizmann kishte shkruar: “Më pëlqen”, me një fotografi të grupit ku gjendej skuadra e tij, përcjell lajmi.net.
Tani kur Roma e fitoi grupin e Atletico Madrid u eliminua nga gara, Jesus ia ktheu Griezmannit: “Nuk të pëlqen më”.




