Një lajm i keq dhe një i mirë për fansat e Barcelonës
Ylli i Barcelonës Ousmane Dembélé i është rikthyer stërvitjeve pas lëndimit që e kishte pësuar.
Siç raporton Mundo Deportivo, francezi u trajnua së bashku me ata që nuk luanin kundër Sporting CP. Prania e tij në fushë është një hap i rëndësishëm drejt rimëkëmbjes së plotë të yllit të Francës.
Por Argjetinasi Mascherano i ka dorëzuar drejtuesëve të Barcelonës një kërkesë për largimin e tij nga skuadra, në afatin e Janarit dhe pritet që përgjigjjen ta marrë sot ose nesër.
Pavarësisht që për mbrojtësin e Barçës janë të interesuara Liverpool dhe Juventus, ai synon që të luajë në ligën kineze ./Periskopi.



