Lajm i mirë për Arsenalin, por i keq për Granit Xhakën

Lajm i mirë për Arsenalin, por i keq për Granit Xhakën

Francezi u dëmtua në sfidën e fundjavës ndaj Chelseat, ku skuadra nga veriu i Londrës triumfoi me rezultat të thellë 3:0.

Mediat angleze kishin raportuar se Coquelin do të mungonte për së paku tetë javë, mirëpo trajneri i ‘topçinjve’, Arsene Ëenger pret që 25-vjeçari do të rikthehet brenda tre javësh.

“Ai është jashtë për ndeshjen e nesërme”, deklaroi Ëenger.

“Por ai duket të jetë një dëmtim afatshkurtër, pasi skanimi ka dal mjaft pozitiv dhe mendoj se ai do të rikthehet pas tre javësh”, shtoi francezi.

Gjithsesi, ky është një lajm jo edhe aq i mirë për Granit Xhakën, pasi konkurrenca e madhe në pozitën e mesfushorit mbrojtës nuk do t’ia garantojë atij vendin në formacionin bazë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: