Publikohet lista e lojtarëve më të mirë nga pozita e 30 deri tek 19 për ‘Topin e Artë’
Gazeta “France Football” ka bërë të ditur lojtarët nga pozita e 30 deri në pozitën e 19.
Pozitën e 29-të e ndajnë, Philippe Coutinho dhe Dries Martens, në pozitën e 28 është boshnjaku i Romës, Edin Dzeko. Mbrojtësi i Bayernit, Mats Hummels radhitet në pozitën e 27-të. Në vendin e 26-të është portieri sllovak i Atletico Madridit, Jan Oblak, në të 25-tën është Karim Benzema, raporton Goal.com, transmeton Periskopi.
Rademel Falcao radhitet në pozitën e 24-të, ndërsa kamerunasi, Sadio Mane është radhitur në pozitën e 23-të. Leonardo Bonucci dhe Pierre-Emerick Aubameyang e ndajnë pozitën e 21-të. Spanjolli, David De Gea e zë vendin e 20-të, ndërsa ylli i Chelseat, Eden Hazard radhitet në vendin e 19-të. /Periskopi



