Pacuqiao nis bisedimet për duelin me McGregorin

Pacuqiao nis bisedimet për duelin me McGregorin

Boksieri filipinas, Manny Pacquiao ka konfirmuar sot se ka nisur bisedimet për duel me yllin britanik Conor McGregor në muajin prill kur ai do të jetë i lirë nga detyrat e tij si politikan.

“Nëse mund të bisedojmë, unë nuk kam problem. Është në rregull për të dy”, ka thënë Pacquiao kur është pyetur nëse ka kërkuar duel me McGregorin, i cili humbi ndeshjen e madhe me të pamposhturin amerikan, Floyd Mayweather.

I pyetur nëse tashmë është afruar me ekipin e McGregorit për një duel të mundshëm, Pacquiao ka thënë: “Janë fillestare sepse nuk kemi pasur biseda tjera”.

McGregor nuk është ndeshur në UFC ose boks që prej humbjes nga Mayweatheri në gusht.

Shpërndaje në: