Gold Ag gëzon me dhurata fëmijët e SOS Fshatit

Gold Ag gëzon me dhurata fëmijët e SOS Fshatit
Reperi Gold Ag njihet për stilin e veçantë të këndimit, por edhe për anën e tij humane.

Gjatë ditës së sotme, Goldi ka takuar fëmijët e SOS Fshatit të Kosovës meqë rast u shpërndau edhe dhurata, shkruan lajmi.net.

Në faqen zyrtare të SOS Fshatit janë publikuar disa fotografi nga vizita e reperit si dhe kanë falënderuar atë për vizitën.

“Fëmijët e SOS Fshatit patën kënaqësinë të takojnë dhe kalojnë një kohë shumë të mirë me këngëtarin e mirënjohur Arian Agushi –Gold AG. Ai, poashtu shpërndau dhurata për fëmijët e SOS Fshatit.
Në emër të fëmijëve dhe stafit, falenderojmë këngëtarin për vizitën !”, shkruan SoS Fshati.

Shpërndaje në: