Fjalët e para emocionuese të gruas së aktorit Blerim Peci, pas vdekjes së tij  (Foto)

Fjalët e para emocionuese të gruas së aktorit Blerim Peci, pas vdekjes së tij  (Foto)

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë aktori i njohur kosovar, Blerim Peci. Aktori 44 vjeçar vdiq pas një sëmundje në mëlçi – shkruan Periskopi.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur miku i tij i ngushtë, Fehmi Ferati me të cilin kishin udhëhequr emisonin “Show Meselation”.

Vdekjen e tij rëndë po e përjeton gruaja e tij, e cila ka mbledhur forcën për t’i shkruar disa fjalë për njeriun më të dashur të saj, i cili më nuk do të jetë në mesin e tyre.

“Te Allahut jem dhe te ai do te kthehemi! Edhe pse….e rende , smundem me pershkru….por , kjo eshte jeta! Gjithmone ne zemrat tona! E di qe do na ruash nga lart! ? Varrimi i Blerim Pecit behet sot me Aksham ne varrezat e Shipolit ne Mitrovice!”, shkruan gruaja e aktorit të ndjerë, Blerim Peci.

Aktori i njohur përveç gruas, ka lënë pas edhe dy fëmijë të mitur.

Vdekjen e tij rëndë e përjetuan edhe politikanë, artistë e qytetarë të shumtë, të cilët nisën ngushëllimet e para për familjen.

Peci kishte moderuar emisionin “Show Meselation” që nga pas lufta. Më pas ai u angazhua edhe në emisionin “Vikendi” që transmetohej në televizionin publik, çdo të shtunë./Periskopi

Shpërndaje në: