Tifozët vendosin: A është më i mirë Di Stefano apo Cristiano Ronaldo
“Topi i Artë” i pestë, i fituar së fundi nga Cristiano Ronaldo, që e barazon atë me Messin, ka hapur debatin midis tifozëve. Këta të fundit kanë pasur mundësinë që përmes një votimi online, të udhëheqyr nga spanjollja “AS”, të tregojnë se cili ishte lojtari më i mirë në historinë e Real Madridit. Dhe dy opsionet në tavolinë kanë qenë: portugezi CR7, ose Alfredo Di Stefano. Ajo që është jashtë çdo dyshimi është se të dy lojtarët kanë një rekord të lakmueshëm me “Los Blancos”. Di Stefano, me Real Madrid ka luajtur 396 ndeshje zyrtare, në të cilat shënoi 307 gola. Ai e ndihmoi skuadrën galaktike që të fitojë pesë Kupa Europiane, tetë La Liga, një Kupë, një Kupë Interkontinentale dhe “Copa America”.

Përveç kësaj, ai tronditi botën me lojën e tij dhe demarkacionin në fushën: një lojtar polivalent, në gjendje për ta marrë topin nga pozicionet mbrojtëse, të vallëzonte në mesfushë dhe pastaj të tregonte aftësinë e madhe prej shënuesi, siç dëshmohet nga pesë trofetë e tij për golashënuesin më të mirë në La Liga. Ronaldo, ndërkohë, ka luajtur 412 ndeshje dhe ka shënuar 418 gola. Në “palmaresin” e tij përfshihen tre Champions me të bardhët, dy tituj të ligës, dy Kupa Mbreti, dy Superkupa në Spanjë, tri të tilla në Europë dhe dy Botërorë për Klube. Pra, ishte një zgjedhje e vështirë para tifozëve, për të zgjedhur për njërin, ose lojtarin tjetër. E megjithatë, tifozët, përmes një studimi të publikuar nga “As.com”, nuk kishte dyshime: 61,62% e përdoruesve (votuesve) ishin të prirur për Di Stefano, ndërsa pjesa e mbetur, 38,38% e 20,494 votave në total zgjodhën Cristiano Ronaldon.



