“Arratisen” Adelina dhe Vali, shikoni çka bën këngëtarja (Foto)
Adelina Ismaili është ndër këngëtaret që ka shënuar shumë vite në skenë, madje edhe cilësohet si diva e estradës shqiptare.
Javë më parë bëri bujë në medie kthimi i Adelinës në Kosovës, e cila erdhi me shumë të reja, shkruan lajmi.
Këngëtarja së fundi ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram në të cilën shfaqet pranë bashkëshortit të saj, Valit.
“Arratisja e ëmbël me dashurinë time”, është mbishkrimi që Adelina i ka lënë fotografisë në të cilën shihet në veturë përkrah Valit teksa kanë marë rrugën për diku.
Komentet e ndjekësve të këngëtares ishin të shumta, ajo u cilësua si artiste që nuk ka ndryshuar aspak dhe mbetet divë edhe sot.




