Zyrtare: Arrihet marrëveshja mes Coutinhos dhe Liverpoolit, ja detajet

Zyrtare: Arrihet marrëveshja mes Coutinhos dhe Liverpoolit, ja detajet
Philippe Coutinho kërkon garanci nga Liverpool se do ta lejojë të largohet te skuadra e Barcelonës verën e ardhshme, pas dështimit të këtij transferimi në verën e këtij viti.

Pronarët e “Anfield” refuzuan këtë verë një ofertë zyrtare prej 114 milionë stërlinash nga klubi katalanas (në fakt kanë qenë 3 oferta, gjithnjë në rritje financiarisht), duke vënë veton dhe duke mbajtur në skuadër sulmuesin brazilian. Por Barcelona nuk ka hequr asnjëherë dorë nga transferimi i Philippe Coutinho dhe spanjollët janë gati të hidhen sërish në sulm edhe në merkaton e janarit.

Philippe Coutinho me trajnerin Jurgen Klop

Por transferimi në janar duket i vështirë, duke qenë se braziliani nuk do të ketë mundësi të luajë në Champions me katalanasit, ndaj ai ka rënë dakord që ta mbyllë sezonin me Liverpool, por me kusht që ata ta lënë të lirë verën e ardhshme. Coutinho e di shumë mirë se skuadra spanjolle nuk do ta presë përjetësisht, ndaj është duke lëvizur vetë që situata të jetë në favorin e tij kur të kryher transferimi. Sulmuesi 25-vjeçar konsiderohet si përforcimi i duhur për skuadrën e Barcelonës, ndaj dhe ai kërkon me çdo kusht të ndryshojë fanellë, duke arritur një marrëveshje paraprake me pronarët e Liverpool.

Shpërndaje në: