Chelsea i gatshëm të paguajë 18 milionë euro për talentin e madh rus (Video)

Chelsea i gatshëm të paguajë 18 milionë euro për talentin e madh rus (Video)

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich raportohet se shpreson që të nënshkruaj me rusin e CSKA së Moskës, Akeksandr Golovin.

Mesfushori Golovin ka bërë 15 paraqijte për Rusinë, dhe pritet të bëhet ylli i kombëtarës së kuqe në Botrorin e ardhshëm që zhvillohet po në ish-shtetin sovjetik, raporton “DailyMail.co.uk”, transmeton Periskopi.

Abramovich është i gatshëm të shpenzojë 18 milionë euro për Golovinin, në janar, sepse beson që do të impresionojë në Botrorë dhe do ti rritet çmimi, sipas gazetës britanike “The Sun”.

Aleksandr Golovin ishte lojtari më i mirë i Rusisë në Kupën e Konfederatave që u mbajt sivjet.

21 vjeçari ka shënuar tre herë në këtë sezon, ku u paraqit 26 herë për CSKA Moskën. /Periskopi

Më poshtë mund të i shihni aftësitë e tij më të mira:

https://www.youtube.com/watch?v=Kh9zXrmob0E

 

Shpërndaje në: