Dortmund-Real Madrid 2:2, Juventus fiton bindshëm

Dortmund-Real Madrid 2:2, Juventus fiton bindshëm

Në ndeshjen Dortmund-Real Madrid rezultati u zhbllokua në minutën e 17 nga Cristiano Ronaldo, i cili kaloi madrilenët në epërsi.

Goli i barazimit erdhi nga Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 43.

Reali riktheu epërsinë në minutën e 68 nëpërmjet mbrojtësit Raphael Varane, ndërsa në minutën e 87 rezultati u barazua për herë të dytë, tani nga anësori Andre Schurrle.

Në ndeshjen tjetër, Juventus mposhti Dinamo Zagrebin si mysafir me rezultat  të thellë 0:4.

Fitore si mysafir ka shënuar edhe Tottenham, që mposhti CSKA Moskën me rezultat minimal 0:1.

 

Rezultatet tjera:

Monaco 1:1 Bayer Leverkusen

Sporting Lisbon 2:0 Legia Varshava

Koebenhavn 4:0 Club Brugge

Leicester City 1:0 Porto

Sevilla 1:0 Lyon                                                            /Periskopi.com

Shpërndaje në: