A e dini se: Messi ka statistikë katastrofale kundër Chelseat

A e dini se: Messi ka statistikë katastrofale kundër Chelseat

Shorti i Ligës së Kampionëve ka qenë shumë i veçantë, por për dikë edhe i padëshirueshëm.

I tillë ka mundur të jetë për Lionel Messin, i cili do të ketë përballë kundërshtarin më të padëshiruar – Chelsean.

Barca luan ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt dhe Messi do të hyjë në këtë duel duke mos shënuar kurrë gol ndaj klubit londinez.

Në tetë përballjet e kaluara, Messi ka dështuar të shënojë ndaj Cheleat.

Ky është rekordi më i keq i Messit ndaj një klubi në karrierën e tij, dhe mbetet të shihet nëse ai do ta thyejë tabunë në dy ndeshjet e ardhshme ndaj gjigantit anglez.

Ai ka realizuar 29 goditje ndaj Bluve në karrierën e tij – por madje huqi edhe penalti ndaj Petr Cech.

Lionel Messi do të tentojë të dëshmojë se është më i miri dhe pa dyshim të thyejë tabunë e tij të vetme në karrierë – Chelsean.

Shpërndaje në: