Shpërthen Tare: I ofendon italjanët pas humbjes
Mbrëmë Lazio u mposht bindshëm nga Torino në Stadio Olimpico, 1 me 3. Kjo humbje duket se nuk është kapërdirë mirë nga skuadra romake që është ende lart në renditje.
Kjo vihet re nga reagimi i drejtorit sportiv Igli Tare, pas përfundimit të ndeshjes. Ai ka akuzuar referët që nuk i kanë dhënë një penallti, duke e penalizuar rëndë skuadrën e Lazios. Dhe madje, ai ka thënë që gabimet e referëve në dëm të Lazios janë bërë zakon në Itali.
“Duhet një qartësim i asaj që ndodhi. Ky ishte një skandal, nuk u penalizuam, ishte më shumë se aq. Lazio është qartësisht e dëmtuar: duam më shumë respekt. Përgjatë sezoni mund të qëndrojnë 2-3 gabime, por tani e ka e kthyer në një zakon” – ka thënë ai.
““Jemi në këtë pozitë pa i vjedhur askujt asgjë. Duam të jemi zot të fatit tonë, pa na i diktuar kush rezultatet. Duam qartësi në interpretimin e episodeve”, shtoi më tej Tare, shkruan Tch, transmeton Periskopi.
Lazio, që e kishte nisur sezonin në mënyrë mjaft të mirë, tashmë ka rënë në vendin e pestë duke tubuar 32 pikë pas pesëmbëdhjet ndeshjesh.



