Shqipëria do ta përkrahë Kosovën sikurse Kosova që e përkrahë Shqipërinë
Ai thotë se Shqipëria e ka Obligim t’ia kthejë nderin Kosovës.
Grimaj shton se Shqipëria do ta përkrahë Kosovën sikurse kjo e fundit që i ka përkrahur dhe që vazhdon ende t’i përkrahë Kuqezinjtë.
“E kemi për obligim t’ia kthejmë nderin Kosovës”, ka thënë Grimaj.
“Pra, Shqipëria do ta përkrahë Kosovën në të njëjtën mënyrë sikurse Kosova që e ka përkrahur Shqipërinë në çdo ndeshje”, shtoi ai.
Në fund, ish-portieri i Flamurtarit të Prishtinës ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë përkrahje maksimale jo vetëm nga shkodranët, por nga të gjithë shqiptarët. /Periskopi.com



