Bale largohet nga Reali drejt skuadrës së Mourinhos
Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale është gjithnjë e më afër Manchester Unitedit.
Sipas mediave britanike, një burim i afërt me trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho beson se uellsiani është në rrugën drejt ‘Old Traffordit’, shkruan KosovaPress.
Bale pritet të largohet nga kampionët evropian vitin e ardhshëm pasi thuhet se madrielënt janë ngopur më lëndimet e tij të njëpasnjëshme.
Mourinho është një tifoz i ish-yllit te Tottenhamit dhe tekniku portugez është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për ta transferuar uellsianin.



